Kuriozitet

74-vjeçarja Falkenberg rikthehet në tenisin profesionist

Amerikanja 74-vjeçare Gail Falkenberg është rikthyer të hënën në tenisin profesionist.

Kundërshtarja e saj në turneun e ITF-së në Florida ishte francezja Tiphanie Fiquet, plot 54 vjet më e re. Kështu edhe rezultati ishte bindshëm, 6:0, 6:0 në favor të francezes, shkruan Blick.

Por, tenistja më e vjetër në botë nuk shqetësohet për rezultatin. Ajo dëshiron që me veprimet e saj të inspirojë të moshuarit, që të lëvizin.

“Unë do të luajë derisa trupi im të më thotë se duhet të ndalojë. Mund ende të fitojë ndonjë meç profesionist”, ka thënë ajo për “L’Equipe”.

Karrierën Falkenberg e kishte filluar në moshën 38-vjeçare. Dy vjet më vonë ajo arriti në pozitën e 360-të në renditje botërore. Në vitin 2013 luajti kundër japonezes Naomi Osaka, që aktualisht është e dyta në renditje botërore. Si në përballjen e të hënës, edhe atëherë kundër Osakas pësoi 6:0, 6:0.