Lëmsh

Arkeologët zbulojnë varrimin më të vjetër të njeriut në Afrikë

Foto: The Guardian
 

Arkeologët kanë identifikuar varrimin më të vjetër të njohur njerëzor në Afrikë, gjatë punës në një fushë, ku u zbuluan eshtrat e një fëmije të vendosur me kujdes për t’u prehur në një varr të vjetër gati 80 mijë vjet, deklaron “The Guardian”.

Radhitja e eshtrave tregon se fëmija trevjeçar – i quajtur Mtoto sipas fjalës fëmijë në gjuhën suahili – ishte i vendosur me këmbë të përmbledhura dhe mbase i mbështjellë me një qefin me kokë mbi një jastëk, para se të varrosej.