Kuriozitet

Katër shokët që kaluan Oqeanin Atlantik me një barkë të vetme

Johny Ward është pjesë e një ekipi prej katër burrash që e kanë kapërcyer Oqeanin Atlantik me një varkë të vetme.

Blogeri i udhëtimeve është nga Kikeeli, County Down, dhe mori përsipër sfidën për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me shëndetin mendor.

Udhëtimi i quajtur “Atlantic Dash”, ishte një udhëtim 3.200 milje nga Ishujt Kanarie në Antigua.

Shokët e ekuipazhit të Johnny ishin Billy Taylor, Martin Heseltine dhe shefi i kuzhinës së BBC TV Dirty Vegan Matt Pritchard, shkruan BBC.

Ata fillimisht u nisën nga Lanzarote në 6 mars, por udhëtimi duhej të rifillonte nga Fuerteventura një javë më vonë për shkak të problemeve të sediljes.

Ata kaluan vijën e finishit të dielën më 2 maj.

Të katër burrat mund ta bënin udhëtimin pasi rregullat e Covidit lejojnë mbajtjen e një ngjarje bamirësie.

Ata po grumbullonin para për Dean Farm Trust dhe për shëndetin mendor të burrave.