Lëmsh

Akulli rreth Antarktikut mund të shembet nëse temperaturat globale rriten për 4 gradë celsius

Akulli rreth Antarktikut mund të shembet nëse temperaturat globale rriten për 4 gradë celsius
 

Akulli në Antarktikë mund të jetë në rrezik që të shembet nëse temperaturat globale rriten për 4 gradë celsius, kanë paralajmëruar ekspertët.

Hulumtues nga Universiteti “Reading” në Britani të Madhe kanë gjetur se më shumë se një e treta e akullit në Antarktikë mund të shkatërrohet dhe të shkaktojë “sasi të paimagjinueshme” të ujit nëpër dete gjithandej botës.