Kuriozitet

Missit në Papa New Guinea, TikToku i kushton me humbje të kurorës

Descriptive Text

Miss Papa New Guinea ka humbur kurorën e më të bukurës pasi kishte shpërndarë një video duke vallëzuar ‘twer’ në TikTok, me kritikët që e kanë vlerësuar këtë incident si në mospërputhje me kulturën e popullit.

25-vjeçarja Lucy Maino, që ka shërbyer edhe si bashkëkapitene e kombëtares së futbollit, u përball me shumë akuza e kritika pasi ndau videon e vallëzimit në aplikacionin e njohur.

Edhe pse videot e tilla janë të zakonshme në aplikacion, videoja e Mainos ishte cilësuar si jo e denjë për një grua shembull.

Video ishte fshirë nga ajo, por tashmë gjendet në shumë platforma online.

Pasi doli video dhe u shtuan kritikat ndaj saj, Mainos i është hequr edhe titulli i më të bukurës, nga juria e garës së bukurisë.

“Qëllimi ynë kryesorë është fuqizimi i grave. Jemi platformë unike e bukurisë që promovon trashëgiminë kulturore, vlerat tradicionale për njerëzit dhe popullin tonë. Ne promovojnë vlerat e vetëbesimit, vetëvlerësimit, integritetit dhe shërbimeve në komunitet me një fokus paralel në edukim”, ka thënë juria.