Kuriozitet

Një person në Disney refuzon ta matë temperaturën “kam shpenzuar 15 mijë dollarë që të vijë këtu”

Një person nga Louisiana është arrestuar në Disney World pasi ka refuzuar që të matë temperaturën.

Turisti, Kelly Sills 47-vjeçar është arrestuar më 13 shkurt pasi ai injoroi kontrollimin e temperaturës e pastaj refuzoi që të kthehej.

Sipas raportove, Sill ishte jashtë restorantit duke debatuar me menaxherin e sigurimit dhe duke folur me duart lartë. Pasi ju tha se duhet ta lëshonte parkun, Sills ka refuzuar dhe ka vazhduar të debatojë. Pastaj ai u zhvendos në prapaskenë dhe u arrestua.

Në videon e publikuar ai shihet tek thotë se ka shpenzuar 15.000 dollarë që të shkonte atje.

Sill pastaj është shpallur i pafajshëm për akuzat që e kanë rënduar.