Sezoni i lulëzimit të qershisë japoneze, një sinjal i traditës së Japonisë për ardhjen e pranverës, ka çelur në datën më të hershme që kur filluan shënimet për të para 1,200 vjetësh më parë.
Sezoni 2021 në qytetin Kyoto ka filluar më 26 mars, sipas të dhënave të Universitetit Osaka.
Lulëzimet e hershme në dekadat e fundit me shumë gjasë mund të jenë rezultat i ndryshimeve klimatike, thonë shkencëtarët.
Ky qytet ka përjetuar pranverë të ngrohtë të pazakontë këtë vit, raporton BBC.
Rekordi i kaluar që ishte shënuar kur sezoni ishte hapur më herët se zakonisht, ishte më 27 mars 1409.
Çelja e luleve të quajtura “sakura” japonisht, zgjasin vetëm disa ditë, por paraqitja e tyre është jashtëzakonisht e rëndësishme për ekonominë dhe kulturën.