Kuriozitet

Një peshk i madh kapet në fotografi prapa një surfisti në Florida

Descriptive Text

Një fotograf fatlum ka kapur një fotografi të mrekullueshme të një peshku i cili i përket grupit të peshqve kërcor i cili doli nga uji, derisa ai ishte duke bërë fotografi të surfistëve në plazhin e Floridës.

Rusty Escandell i tha CNN-it se ai e bëri fotografinë të dielën, derisa ishte duke skaluar ditën me familjen dhe miqtë në plazh, dhe nuk e kishte vërejtur fotografinë derisa ka shkuar në shtëpi.

“Unë pash diçka prapa surfistit por nuk mendova që ishte kaq shumë. Mund të kishte qenë peshk, mund të kishte qenë gjithçka tjetër”, ka thënë ai.

Escandell ka bërë shumë foto dhe e ka kapur atë duke dalë jashtë ujit.

“Ishte vërtetë e mrekullueshme”, ka thënë ai.