Nuk është delfin, por Omar Sayed Shaaban “fluturon” mbi ujë sikur të ishte një i tillë. 21-vjeçari nga Egjipti ka thyer rekord botëror për kërcimin më të lartë nga uji, duke arritur lartësinë prej 2.3 metrash.
Kjo është hera e parë që ky rekord thyhet në nëntë vjet.
I shkuari mbahej nga Cesare Fumarola, Stefano Figini dhe Soliman Sayed, të cilët secili arritën të kërcenin në lartësinë prej dy metrash.