Kuriozitet

Peshkatarët kapin peshkaqenin 400 kg pas betejës 45 minuta

Descriptive Text

Disa pamje të pabesueshme tregonin peshkatarë që tërhiqnin në barkën e tyre të vogël një peshkaqen më shumë se 400 kilogramë, pasi kishin luftuar me të për 45 minuta derisa ngordhi në brigjet e Sydney, Australi.

Pamjet tregonin një prej tyre që lidhte peshkaqenin tigër, koka e të cilit varej nga fundi i barkës së peshkatarëve.

Pesë peshkatarët australianë kishin kapur bishën e egër në det dhe e peshuan në portin e Port Hacking. Peshkaqenët tigër njihen për natyrën e tyre të egërsuar, dhe për nga numri i vrasjeve të njerëzve renditën të dytët, vetëm pas peshkaqenëve të bardhë.

Tufat e tyre janë vendosur tashmë gjatë brigjeve lindore të Australisë gjatë verës, duke ndjekur ushqimin që vjen aty bashkë me rrymat detare.

Këta peshkaqenë rriten deri në 7.62 metra gjatësi dhe nganjëherë mund të arrijnë në pesha prej 800 kg.

Surfisti Charles Cernobori, 59-vjeç, u vra në plazhin e Cable Bay në nëntor pasi u sulmua nga një predator i tillë 4 meta i gjatë.

Vdekja e Cernobori erdhi gjashtë javë pas një sulmi tjetër fatal nga peshkaqenët në brigjet australiane, kur Andrew Sharps u zhduk më 9 tetor.

Në vitin 2020, Australia regjistroi shifrat më të mëdha të sulmeve fatale të peshkaqenëve në rreth 100 vjet./Tch