Kuriozitet

Gruaja kafshohet nga ariu në momentin që ulet në guacën e tualetit

Një grua në Alaskë ka thënë se “kishte kërcyer përjetë dhe kishte bërtitur” kur ishte sulmuar nga një ari derisa po përdorte tualetin.

Shanon Stevens pësoi një të çarë në trup nga sulmi i ariut derisa po përdorte tualetin jashtë shtëpisë, afër një liqeni në Alaska. Vëllai i saj, e kishte dëgjuar të bërtiturën e motrës dhe kur kishte shkuar për të parë se çka po ndodhte, e sheh kokën e ariut në vrimën e tualetit.

Duke folur për AP, viktima ka thënë se kishte shkuar te liqeni për të kaluar kohë me vëllain dhe të dashurën e tij dhe se ishte kafshuar në të pasme nga ariu.

“U ula në guaskën e tualetit dhe menjëherë diçka më kafshoi sapo u ula”, ka thënë ajo.

Gjurmët e këmbëve të ariut ishin parë edhe në rrugicën afër tualetit.