Kuriozitet

Italiani bie gjatë ngjitjes në Alpe, mbetet i ngujuar 7 net në qiell të hapur

Një person i cili po ngjitej me qenin e tij në alpet italiane ka mbetur shtatë net i bllokuar pasi kishte rënë nga një lartësi dhe kishte thyer kyçin e këmbës.

Disa shpëtues në një helikopter e kishin vërejtur njeriun i cili kishte mbetur në një ngushticë në malet e Italisë verilindore.

Personi 33 vjeçar ishte shumë i uritur dhe i etur kur është gjetur nga shpëtuesit por kishte deklaruar se qeni e kishte ndihmuar të shpëtonte, shkruan BBC.

Ai ishte gjetur në një lartësi prej afërsisht 700 metrash nga toka ndërkohë që zhdukjen e tij e kishte raportuar e dashura e tij.