Kuriozitet

Japonezja e mban në frigorifer për 10 vjet trupin e vdekur të së ëmës

Një grua japoneze që kishte mbajtur në frigorifer trupin e vdekur të së ëmës për 10 vjet, ka deklaruar se e ka bërë këtë pasi frikësohej se pasi të zbulohej vdekja e saj, ajo do të dëbohej nga banesa.

Yumi Yoshino, 48 vjeçare kishe deklaruar se e kishte kryer këtë veprim pasi frikësohej nga dëbimi.

Nëna e saj e cila ishte rreth 60 vjeçare kur kishte vdekur, është gjetur në frigoriferin e banesës në Tokio nga një punëtor pastrimi i cili edhe e kishte lajmëruar policinë, shkruan The Guardian.

Ndërkaq autopsia e kryer në trupin të ndjerës nuk ka arritur të përcaktonte kohën dhe shkakun e vdekjes, kanë bërë të ditur mediat lokale.