Dy shqiponja të ujit janë shumuar, pavarësisht se nuk kishin kontakte me ndonjë shqiponjë mashkull në dy vjetët e fundit.
Shqiponjat e quajtura Nibble dhe Spot janë bërë me të veglit e tyre në të njëjtën kohë në një akuarium në Zelandë të Re, duke lënë të habitur shkencëtarët për shkak se prej dy vjetësh, në akuarium ndodheshin vetëm ato të dyja, shkruan Daily Mail të mërkurën.
Stafi i akuariumit po punon që të kuptojë se si ka ardhur deri te fertilizimi i tyre dhe është në dyshim nëse bëhet fjalë për procesin e quajtur 'partenogenesis', i njohur ndryshe si “lindja virgjine”, apo ka ndodhur përmes ruajtje së spermës.
“Kjo ka mundur të ndodhë për shkak të procesit të quajtur partenogenesis që është një proces i rrallë ku embrioni zhvillohet pa fertilizim. Ose në të kundërtën, dy shqiponjat ka mundur të ruajnë spermën brenda trupave të tyre për dy vjet”, ka sqaruar Andrew Christie, përfaqësues i akuariumit.