Pasuria e 10 burrave të pasur është rritur gjatë pandemisë për 540 miliardë dollarë, ka gjetur Oxfam.
Kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të parandaluar varfërinë tek secili njeri në botë që mund të pësonte nga virusi dhe që t’ua paguajnë vaksinën kundër tij të gjithëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti i organizatës gjeti se pasuria totale e miliarderëve ishte ekuivalente me të gjitha shpenzimet e të gjitha qeverive të G20-s për t’u rikuperuar nga koronavirusi.
Mbështetja e paprecedentë nga qeveritë për ekonomitë e tyre panë lulëzimin e tregut të aksioneve, duke rritur pasurinë e miliarderëve, por ndërkaq ekonomia reale përballet me recesionin më të thellë në shekull, thuhet në raport, transmeton BBC.
Në të gjithë botën, pasuria e miliarderëve u rrit për 3.9 trilionë dollarë nga 18 marsi deri më 31 dhjetor dhe tani qëndron në 11.95 trilionë dollarë, që është ekuivalente me shumën që qeveritë e G20-s kanë shpenzuar për t’iu përgjigjur pandemisë.
10 personat më të pasur të botës, pasuria e të cilëve u rrit për 540 miliardë dollarë që nga marsi 2020, përfshinë krijuesin e Amazonit, Jeff Bezos, të Teslas, Elon Musk dhe të Facebookut, Mark Zuckerberg.