Kuriozitet

Pesë vjeçarja që di ta ngasë skejtbordin më mirë se një i rritur

Descriptive Text

Pesë vjeçarja nga Australia, Paige Tobin është vajza më e re e cila bënë lëvizje me skejtbordin e saj që nuk mund t’i bëjnë as të rriturit.

Interesimi i saj për këtë sport ka filluar qysh kur ajo ishte vetëm tre vjeçare.

Kur nëna e saj i kishte blerë asaj skejtbordin ajo menjëherë kishte rënë në dashuri me këtë sport dhe kështu kishte nisur edhe të merrte mësime se si ta ngiste atë, shkruan PP.

Paige shkon në parkun e skejtbordëve në vendin ku ajo jeton, pesë herë në jave dhe praktikon lëvizje të ndryshme. Ajo thotë se argëtohet tej mase derisa kryen këtë aktivitet dhe se ka një talent të dukshëm për sportin.

“Dua të marr pjesë në lojërat Olimpike dhe dua të bëhem një skejtbordiste profesioniste”, ka shprehur Paige dëshirën kur është pyetur për planet e saj për të ardhmen.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paige Tobin (@paigeetobin)