Lëmsh

Në Spanjë zbulohet një kamë e kristaltë 5.000 vjeçare

Në Spanjë zbulohet një kamë e kristaltë 5.000 vjeçare
 

Një ekip studiuesish që po gërmonin në Spanjë, zbuluan një kamë (mjet i mprehtë nga të dy anët) të formuar nga kristalet e shkëmbit. Ekspertët thonë se kama është ‘mjeti më i sofistikuar teknikisht’ që është zbuluar ndonjëherë në gadishullin Iberik dhe ka kërkuar aftësi të mëdha për të gdhendur.

Objekti, i cili është rreth 5.000 vjeçar, u gjet larg minierave të kristalta, gjë që sugjeron se ai dikur i përkisnin një individi elitar që pagoi çmim të madh për të. Studiuesit gjithashtu spekulojnë se kristali i shkëmbit gjatë kësaj kohe mund të ketë pasur një rëndësi simbolike dhe përdorej për fuqi magjike dhe lidhje me paraardhësit.