Lëmsh

Gruaja që u shpall e vdekur në vitin 2017, po lufton që ta dëshmojë se është gjallë

Foto: AP
 

Paris, 19 janar (AP) – Francezja Jeanne Puchain ka një problem të pazakontë. Ajo zyrtarisht është shpallur e vdekur. Ajo është munduar tash e tri vjet që të dëshmojë se është gjallë.

Gruaja 58-vjeçare thotë se jeton me frikë të vazhdueshme, nuk guxon të dal nga shtëpia e saj në fshatin Saint Joseph, në rajonin Loire. Autoritetet ia kanë sekuestruar një veturë për një borxh të papaguar të cilin ajo e konteston dhe që është qendër e telasheve të saj. Ajo frikësohet se orenditë e familjes do të jenë në radhë për t’u konfiskuar.