Kuriozitet

Për “faj” të Pablo Escobarit, Kolumbia “rrezikon të pushtohet nga hipopotamet”

Trafikanti i njohur i drogës, Pablo Escobar, mund të jetë vrarë në vitin 1993, por ndikimi i tij vazhdon edhe sot e kësaj dite. Nganjëherë në një mënyrë të papritur.

Hipopotamet e sjellur në Kolumbi si pjesë e kopshtit zoologjik privat të Escobarit, janë “edukuar” në mënyrë të sofistikuar saqë, zhvillimi i tyre po shkakton probleme serioze në mjedis dhe sigurinë njerëzore, njofton CNN.

Sipas një studimi të publikuar, numri i hipopotameve është duke u rritur në mënyrë të çrregullt.

Në studim rekomandohet që hipopotamet të vriten si efekt parandalues, ndërsa disa shkencëtarë të tjerë kanë propozuar që të kastrohen, në mënyrë që të jetë gjendja e shtimit të tyre nën kontroll.

Në vitin 1980, trafikanti Escobar kishte importuar një hipopotam mashkull dhe tri femra për t’i vendosur në fermën e tij. Pas vdekjes, speciet e tjera të kafshëve ishin zhvendosur përveç hipopotameve, që u lanë aty pasi ishte e vështirë t’i kapnin.

Ata filluan të rriteshin shpejt dhe të përhapeshin në zonë përreth ndërsa përpjekjet e autoriteteve për t’i larguar u ndaluan pas thirrjeve publike.

Fushata e sterilizimit kishte filluar mirëpo ndikimi i saj nuk ka dhënë shumë rezultate. Nga viti 2011 deri në 2019, katër hipopotamë meshkuj janë kastruar ndërsa dy femra janë sterilizuar.

Në vitin 2012, në këtë zonë ishin 35 hipopotamë, derisa sot janë mbi 80. Kjo po shkakton frikë te banorët përreth ndërsa thuhet se hipopotamet “rrezikojnë ta pushtojnë tërë Kolumbinë”.