Një mace e cila mendohej se kishte ngordhur pas një rrëshqitjeje masive të dheut në Kaliforni, në janar të vitit 2018 e që la të vdekur 23 persona, është gjetur pas tre vjetëve, më pak se gjysmë kilometri larg shtëpisë së saj.
Programi për Strehim të Kafshëve në Santa Barbara në Kaliforni, ka shpërndarë ngjarjen në rrjetet sociale duke bërë të ditur se macja ishte zhdukur pak para se të ndodhte rrëshqitja e madhe e dheut.
Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut mbi 100 shtëpi u shkatërruan, ndërkaq 300 të tjera mbetën të dëmtuara, shkruan Los Angeles Times të mërkurën.
Dy prej viktimave që kishin mbetur të vdekur në këtë tragjedi nuk u janë gjetur trupat ende.
Pronari i maces ishte një prej viktimave të rrëshqitjes së dheut.