Një objekt misterioz që përkohësisht kaloi nëpër orbitën e Tokës, është një raketë 54-vjeçare, jo një asteroid, kanë konfirmuar astronomët.
Vëzhguesit me anë të teleskopit në Havaj e kanë zbuluar identitetin, raporton agjencia AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoObjekti ishte klasifikuar si asteroid pas zbulimit në shtator. Por top-eksperti i NASA-s për asteroidet, Paul Chodas, shpejt ngriti dyshime se mund të jetë pjesa e epërme nga raketa Surveyor 2, që pati një mision të dështuar në vitin 1966 për t’u ulur në Hënë. Madhësia e saj është afërsisht e pjesës raketës, 10 metra e gjatë dhe tri metra në diametër.
Chodas është dëshmuar se kishte të drejtë pasi një ekip i udhëhequr nga Vishnu Reddy i Universitetit të Arizonës ka përdorur një teleskop me rreze infra të kuqe në Havaj për të shikuar jo vetëm objektin misterioz. Të dhënat nga imazhi përputheshin.