Një mësues nga një shkollë e një fshati në Indi, i përgëzuar për përmirësim të edukimit të vajzave, ka fituar Çmimin Botëror të Mësuesit.
Por, Ranjitsinh Disale, ka dhuruar gjysmën nga 1 milion dollar sa i ka fituar, duke e ndarë me mësuesin e dytë që doli në garë, shkruan BBC.
Çmimi i veçantë “Heroi i Covidit” u fitua nga Jamie Frost, një mësues në Britani që ka drejtuar një uebfaqe të mësimeve falas në matematikë.
Fituesit janë publikuar nga Stephen Fry, në një ceremoni online.
Disale, që jep mësim në shkollën fillore “Zilla Parishad”, në fshatin Parite]adi, në shtetin perëndimor të Indisë, Maharashtra, është zgjedhur mësuesi më i jashtëzakonshëm në botë, duke fituar në konkurrencë ku ishin mbi 12 mijë mësues.
“Është kohë e vështirë, mësuesit po e japin më të mirë për t’u siguruar që nxënësit të kenë çasje në të drejtën e tyre të edukimit të mirë”, ka thënë Disale 32-vjeçar.
Disale është përgëzuar nga juria e garës për punën e tij për të siguruar që vajzat në disavantazh të ndjekin shkollimin dhe të arrijnë rezultate të larta – në vend se të lënë shkollën dhe të përballen me martesa të hershme.
Ai po ashtu ka ofruar mësime shkencore online për nxënësit në 83 shtete dhe drejton një projekt ndërkombëtar të ndërtimit të lidhjeve mes të rinjve në zonat e konfliktit.