Lëmsh

Peshkatari i varfër bëhet milioner, gjen në plazh jashtëqitjen “e paçmueshme” të balenës

Peshkatari i varfër bëhet milioner, gjen në plazh jashtëqitjen “e paçmueshme” të balenës
 

Peshkatari i varfër tailandez Naris Suwannasang duket se është bërë milioner brenda natës pasi ka gjetur në plazhin pranë shtëpisë së tij, një masë të madhe lëndës ambergris –substanca e çmuar e gjetur vetëm në stomakun e zorrët e balenave, që vjen në formën e jashtëqitjes ose të vjellës së tyre.

Gjashtëdhjetë vjeçari Suwannasang e gjeti lëndën e çmuar të përdorur në prodhimin e parfumeve në plazhin e Nakhon Si Thammarat, në jug të Tailandës.