Lëmsh

Një grua nxjerr posterin në ballkon: As nuk ju vijmë mysafirë, as mos hajdeni

Një grua nxjerr posterin në ballkon: As nuk ju vijmë mysafirë, as mos hajdeni
 

Një grua nga Turqia ka gjetur mënyrën më interesante dhe goditëse për të njoftuar të afërmit e saj se gjatë periudhës sa zgjat pandemia COVID-19 nuk pret asnjë njeri në shtëpi dhe nuk do shkojë askund si mysafire.

Ajo ka varur një poster të madh në ballkonin e shtëpisë së saj ku shkruan: “Në shtëpi jemi! Deri sa të mbarojë koronavirusi, nuk presim dhe nuk shkojmë mysafirë. Maskë, distancë, higjienë”, shkruan klan.al.