Kuriozitet

Kina nis misionin për të sjellë gurë hënorë në Tokë

Kina i është rikthyer misioneve eksploruese në Hënë, pas gati katër dekadave.

Sonda hapësinore u lëshua të martën, 24 nëntor, nga provinca jugore e Hainanit dhe hyri në orbitën e saktë nëpërmjet telekomandimit.

Nisja ishte planifikuar fillimisht në vitin 2017, por u shty për shkak të një problemi motorik në raketën “Long March 5”.

Pekini thotë se ka investuar miliardë dollarë në programin e vet me shpresën që në vitin 2022 të dërgojë ekipe astronautësh në hapësirë, e më vonë edhe në Hënë.

Objektivi i misionit të fundit është gërmimi i shkëmbinjve hënorë dhe mbledhja e mostrave për të përcaktuar origjinën dhe formimin e satelitit të Tokës.

Sonda robotike do të hulumtojë edhe materiale nga terrene vullkanike të paeksploruara më parë.

Misioni i parë hënor për të sjellë gurë nga Hëna

“Chang’e5”, u lancua nga qendra hapësinore “Wenchang”, në provincën Hainan, shkruan “China Daily”.

Sonda u transportua në një port në Wenchang me anije në fund të shtatorit dhe më pas u transportua me kamionë të veçantë në qendrën e nisjes.

Sonda pritet të zbresë në trupin qiellor në fundin e nëntorit dhe pas dy javëve atje parashikohet të mbledhë rreth 2 kg materiale hënore që do transportohen në Tokë fillimin e muajit tjetër.

Misioni

Ky është misioni i gjashtë i programit dhe pritet të jetë një nga përpjekjet më të vështira dhe sfiduese hapësinore që Kina ka filluar dhe do të bëhet operacioni i parë hapësinor në botë në më shumë se katër dekada për të sjellë mostra hënore përsëri në Tokë.

Sipas Administratës, misioni pritet të lehtësojnë kërkimet e shkencëtarëve mbi origjinën dhe evolucionin e Hënës.

Nëse Kina e përmbush me sukses misionin në Hënë, do bëhej vendi i tretë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1960, 1970.

Teknologjia e përdorur këtë radhë është megjithatë shumë më novatore, dhe e provuar të paktën dy herë të tjerë nga kinezët në këto 7 vitet e fundit.