Kuriozitet

Irani raporton se vdiq burri më i vjetër në botë, 138 vjeç

Një burrë, që sipas autoriteteve iraniane, ishte më i moshuari në botë, ka vdekur të enjten. Ai ishte 138-vjeç, bazuar në kartën e identitetit që kanë dhënë agjencitë iraniane të lajmeve. Në të “dëshmohet” se u lind më 28 shkurt 1882.

Ahmad Soufi, anëtar i komunitetit kurd, vdiq në Saqqez, në provincën lindore pranë kufirit me Irakun.

Për të krijuar besueshmëri, agjencia e lajmeve Irna ka publikuar një kopje të “chenasnameh”, i ngjashëm me regjistrin familjar dhe një kopje të kartës së identitetit me të njëjtin vit lindje - 1882, që e bëjnë Ahmad Soufin bashkëkohës me presidentin e SHBA-së, Franklin D. Roosevelt. \ A2news

Image

Përmes këtyre dokumenteve, agjencia IRNA pretendon se burri që vdiq ishte 138 vjeç