I ndaluar në qendra tregtare, Babadimri u përgjigjet fëmijëve përmes videove në internet
Foto: Reuters
Babadimri këtë vit nuk do të mund të ulet me fëmijët në qendra tregtare, por megjithatë ata sërish mund t’ia tregojnë listën e dëshirave përmes video-bisedës nga shtëpia.
Kompania teknologjike “Storyfile” ka gjetur një zgjidhje për traditën e festave të fundvitit: një faqe interneti ku Babadimri mund t’i përgjigjet pyetjeve sikur të ishte personalisht me fëmijët, shkruan Reuters.
“Storyfile” zakonisht regjistron intervista me kamerë me njerëz të veçantë, si shkencëtarë, astronautë, ikona të të drejtave të njeriut dhe të mbijetuar të holokaustit.
Kompania fillimisht ka testuar aplikacionin para se ta lansojë me emrin AskSanta.com, i cili është drejtpërdrejt deri në mbrëmjen e Vitit të Ri.
“Fëmijët kanë qenë të lumtur, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Heather Smith. “Ata vërtetë mendojnë se babadimri është në lidhje direkte, e cila është edhe qëllimi”, ka shtuar ai.
Aplikacioni përmban të dhëna me rreth 180-200 pyetje që potencialisht mund të bëhen nga fëmijët.