Kuriozitet

Pas tetë muajsh izolim në ishull, ekuipazhi përballet me pandeminë për herë të parë

Kur pandemia filloi të përhapet në masë, në shkurt, katër njerëz ishin nisur për në një nga vendet e braktisura në Tokë, në një kamp të vogël në ishujt Hawaii.

Ata kanë jetuar në izolim për tetë muaj që nga marsi derisa kanë punuar për të rikthyer në ambient të përshtatshëm ishullin Kure, mes SHBA-së dhe Azisë. Pa asnjë lloj mjeti komunikues, ata merrni informacione nga bota vetëm nga mesazhe të rastësishme që u vinin përmes satelitit.

Tani ata janë kthyer, në një botë ndryshe nga çka kishin lënë para shkurtit, tashmë me përshtatjen me mbajtjen e maskave, izolimin dhe distancë sociale, shkruan AP.

“Kurrë nuk kam parë diçka të tillë, por fillova të lexoj librin ‘The Stand’ të Stephen King, i cili flet për një shpërthim të një sëmundjeje dhe mendova ‘O Zot, a është kjo situata e njëjtë si në shtëpi’”, ka thënë Charlie Thomas, një nga katër punonjësit e ishullit.

Zakonisht, dy ekipe çdo vit shkojnë në atë ishull, një në verë dhe një në dimër. Puna e tyre është që të heqin bimët e dëmshme dhe t’i zëvendësojnë ato me specie natyrale si dhe të pastrojnë ishullin nga rrjetat apo plastikat që vijnë nga uji.