Lëmsh

Ndryshimet klimatike, shkaktare e 83% të katastrofave në dekadën e fundit

Ndryshimet klimatike, shkaktare e 83% të katastrofave në dekadën e fundit

Veprimet globale për të trajtuar ndryshimet klimatike aktualisht nuk po arrijnë të mbrojnë njerëzit që janë më në rrezik, deklaroi Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në një raport, duke theksuar se gjatë dekadës së kaluar, 83% e katastrofave ishin shkaktuar nga moti ekstrem dhe ngjarjet e lidhura me klimën.

Një raport nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq tregon se vendet më të prekura nga katastrofat e lidhura me klimën marrin vetëm një pjesë të fondeve në dispozicion për adaptimin e ndryshimeve klimatike.