Kuriozitet

Volkswageni klasik kthehet në dyqan lëvizës

Ka diçka të re rreth lagjes së Kopakabanas në Rio de Janiero, që ua mbush fytyrat me buzëqeshje banorëve sa herë që e shohin në rrugë.

Kjo është një Volkswagen Beetle e vitit 1969 që është shndërruar aq bukur në një dyqan lulesh me rrota të quajtur “Lia Beautiful Flower”.

Valcineia Makado, pronare e biznesit, ishte njëra nga pronaret e një dyqani parukash dhe e dhomave me qira për turistë para pandemisë së koronavirusit, transmeton KOHA.

Kurse tani Makado e mbush dyqanin lëvizës të luleve me mallin e bukur dhe udhëton për në Kopakabana dy herë në javë për kënaqësinë e banorëve.

Pronarja e biznesit e kalon kohën me lule dhe duke ndihmuar njerëzit t’i zgjedhin të duhurat.

Ajo i mirëpret sidomos të moshuarit, pasi kanë nevojë për diçka të bukur për t’ua ndrequr ditën.

“Lulet mund të ndryshojnë shumë gjëra gjatë një kohe pandemie, një kohë pikëllimi. Të moshuarit jetojnë në pikëllim të madh pasi duhet të rrinë të izoluar brenda. Nëse rrini këtu për dy orë, mund të shihni se sa shumë të moshuar vijnë, nganjëherë blejnë, nganjëherë jo, por vetëm i vështrojnë lulet, pasi ato sjellin lumturi.”

Për këtë dyqan foli edhe blogerja 68-vjeçare Ana Mendonza.

“Në këtë kohë pandemie nëpër të cilën po kalojmë, Machado erdhi me një ide të re, duke e shfaqur kreativitetin e saj në një Bettle”.

Nëna 93-vjecare e Machados, Lia, nga e ka marrë edhe emrin dyqani, u nda nga jeta në korrik dhe pronarja shitjen e luleve e sheh si mënyrë për t’u ndihmuar të tjerëve, gjithashtu edhe vetes, për ta kaluar këtë kohë të pasigurt e të turbullt.