Kuriozitet

Amerikani me fat, shpëton me gërvishtje nga sulmi i aligatorit

Një burrë nga Florida, John Braje, vendosi që të notonte pranë një aligatori, i cili iu afrua dhe tentoi ta kafshonte në shpatull.

Në videon e postuar nga Daily Mail, shihet se si aligatori i madh i afrohet dhe kërkon ta kafshojë përpara se burri të dilte menjëherë nga liqeni, përcjell A2news.

“Më pëlqen adrenalina dhe i dashuroj kafshët. Për këtë arsye notoj me peshkaqenë, aligatorë dhe shumë gjallesa të tjera të ujit. Aligatori më gërvishti pak, mendoi se duke qenë më i madh se unë me trup, mund të më bullizonte. Por, nuk më ngel hatri. Thjesht po tregonte dominimin e tij dhe ndoshta ishte edhe kureshtar. Nëse do të donte të më kafshonte, nuk do të isha duke shkruar në Facebook tani. Aligatorin e kam shok dhe do të notoj prapë me të së shpejti”, shkroi Braje në Facebook.