Lëmsh

Gjyshja spanjolle i kthehet lojërave kompjuterike pasi mposhti COVID-19

Gjyshja spanjolle i kthehet lojërave kompjuterike pasi mposhti COVID-19
Foto: Reuters

Kur gjyshja 99-vjeçare Florentina Martin u infektua me koronavirus në shtator, frika e mbesës së saj nuk ishte se sëmundja do të shkaktonte vdekjen e saj, por se do të përfundonte e vetme në repartin e emergjencës, shkruan agjencia Reuters.

“Gjithmonë kam menduar se vetmia do të shkaktonte vdekjen e saj para se të bënte këtë virusi, pasi ajo kishte frikë të rrinte vet, veçanërisht në spital”, ka thënë Noelia Valle.