Lëmsh

Babai i 3 fëmijëve çdo ditë shkon në punë me fund dhe këpucë me taka

Babai i 3 fëmijëve çdo ditë shkon në punë me fund dhe këpucë me taka

Katër vjet më parë, Mark Bryan, një amerikan që jeton dhe punon në Gjermani , filloi të mbante veshje të grave në publik dhe që atëherë ka shfaqur me krenari stilin e tij të çuditshëm në punë, pazar dhe në të gjitha përgjegjësitë e tij shoqërore.

Menaxheri 61-vjeçar i inxhinierisë së robotikës, i cili është i martuar dhe ka tre fëmijë, kombinon fundet e grave dhe takat e larta me këmisha për burra pothuajse çdo ditë, një pamje androgjene që është bërë marka e tij tashmë, transmeton Gazeta Shqiptare.