llPrincesha e Belgjikës, Delphine më në fund ka takuar gjysmë vëllain e saj, Mbretin Philippe, për të parën herë, pas betejës së saj të suksesshme ligjore që i dha të drejtën e përdorimit të titullit mbretëror.
Të dy ata patën një takim të ngrohtë të premten e kaluar – thuhej në llogarinë e familjes mbretërore në Facebook. Princesha, 52 vjeç, ka kaluar vite duke luftuar që të njihej si fëmijë e ish mbretit Albert, transmeton TCH. Ai pranoi atësinë në janar. Një gjykatë më vonë i dha asaj të njëjtat të drejta dhe tituj si fëmijët e tij të martesës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një mesazh të mbretit Philippe dhe princeshës Delphine, të enjten, thuhej se ata ishin takuar për të parën herë në kështjellën Laken, një javë më parë.
“Kjo bisedë e gjatë na dha mundësinë të njohim njëri tjetrin. Ne folëm për jetët tona dhe interesat e përbashkëta” thanë ata.
Delphine Bowel, një artiste, e fitoi çështjen në gjykatë më 1 tetor. Sipas vendimit, ajo dhe dy fëmijët e saj, tani mund të mbajnë mbiemrin e babait të saj, Sace Cobourg. Ajo do të përfitojë edhe një pjesë të trashëgimisë pas vdekjes së ish mbretit Albert, bashkë me tre fëmijët e tij të tjerë, princin Lorent, princeshën Astrid dhe mbretin Philippe.