Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Përse bebet buzëqeshin me ne?

Buzëqeshja e një bebeje mund të jetë gjëja më e bukur dhe më e çiltër në këtë botë.

Sipas një studimi të shkencëtarëve të Kalifornisë nga Universiteti i San Diegos, foshnjat duket se e kuptojnë në mënyrë të përsosur se si duam që ato të na bëjnë të lumtur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkencëtarët pohojnë se foshnjat me vetëdije qeshin me nënat e tyre, sepse ato presin që nënat t’ua kthejnë me të njëjtën shprehje të fytyrës.

Në të vërtetë, bebet e vendosin këtë lloj komunikimi me nënën, sepse e duan ta shohin se si buzëqesh.

Bebet kanë treguar sjellje specifike kur nënat e tyre kanë buzëqeshur në krahasim me sjelljen kur kanë pasur shprehje serioze të fytyrës.

Bebet u kanë buzëqeshur nënave kur ato duke i shikuar drejt në sy kanë buzëqeshur, gjë që shkencëtarët edhe e kanë pritur.

Në një situatë kur nënat e buzëqeshura tashmë i janë kthyer foshnjës së tyre, ka ndodhur e kundërta: foshnjat nuk ua kanë kthyer gjestin. Në të vërtetë, bebet kanë kthyer qeshjen vetëm kur ajo ka qenë spontane dhe ekskluzivisht e drejtuar dhe e dedikuar atyre.

Shkencëtarët të cilët zhvilluan eksperimentin gjithashtu konfirmuan se është e nevojshme të luani me foshnjat, në mënyrë që ato të buzëqeshin.

Studimet kanë treguar prej kohësh që fëmijët mësojnë duke imituar. Perceptimi i tyre është shumë i mprehtë që nga mosha e hershme dhe gjithçka që bëhet me ta zgjon te fëmija përgjigje neurologjike.

Pra, nëse bebja sheh që nëna është e lumtur derisa e shikon atë, do ta kopjojë, nëse të rriturit me dorë marrin lodrën, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe fëmija/TCH.