Lëmsh

Anija kozmike Soyuz pritet të arrijë për tri orë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Anija kozmike Soyuz pritet të arrijë për tri orë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
Foto: Reuters / Ilustrim

Anija kozmike Soyuz është nisur të mërkurën drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës duke bartur dy kozmonautë rusë dhe një astronaute amerikane, të cilët do të qëndrojnë atje në muajt e parë të vitit 2021.

Para nisjes nga Kazakistani, ekipi i përbërë nga Sergey Ryzhikov, Sergey Kud-Sverchkov nga Rusia dhe Kate Rubins nga Shtetet e Bashkuara – kanë kaluar më shumë se një muaj në karantinë, si masë parandaluese dhe janë testuar për koronavirus disa herë.