Lëmsh

Afro 20.000 punëtorë të Amazonit, të infektuar me koronavirus

Foto: Reuters
Foto: Reuters
 

Kompania më e madhe e shitjeve online, Amazon, njoftoi se mbi 19.800 punëtorë të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë infektuar me koronavirus, qysh në muajin mars.

Numri përbën 1.44 për qind të 1.37 milionë punëtorëve të Amazonit dhe të degës vartëse të tij, Whole Foods.