Kuriozitet

Hajduti ia kthen rrogën shokut pas 40 vjetësh

Ndërgjegjja nuk njeh kohë. Kjo është arsyeja pse një hajdut përmirësoi gabimin për krimin e kryer 40 vjet më parë dhe ia ktheu paratë e vjedhura pronarit të ligjshëm.

Ngjarja u regjistrua në Venecia të Italisë, ku një ish-sindikalist dhe militant komunist tashmë në pension, Francesco Di Cataldo, gjeti një pako me 200 euro dhe një biletë që pranonte vjedhjen, në kutinë postare.

Sipas viktimës, hajduti, i cili mbeti anonim, duhej të ishte një nga shumë shokët e partisë që frekuentonin shtëpinë e tij në atë kohë/Dita.