Të shtunën në Schattdorf u mbajt një dasmë. Morën pjesë 131 persona, të cilët të hënën e morën një lajm të rëndë. Ata duhet të karantinohen!
Arsyeja: Një nga mysafirët e dasmës ka rezultuar pozitiv me koronavirus të hënën.
Ahengu u mbajt në një ambient të mbyllur, ku persona kanë lëvizur lirshëm, duke çuar kështu te detyrimi i karantinës.
“Blick” raporton se personi i infektuar është një punonjës në Spitalin Kantonal Uri.
I sëmuri vuan nga simptome të gripit.
“Ndjehem i lodhur. Të dielën pas dasmës ndjeja një lloj gërvishtje në fyt. Të hënën u testova”, ka treguar ai.
Ai po ndjehet mirë. Me fjalë të tjera: Bashkëpunëtorët në spital nuk duhet të hospitalizohen.
Por dy punonjës tjerë të spitalit për shkaqe sigurie gjenden në karantinë, pasi ata po ashtu ishin në dasmë. Në Spital nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe personeli tjetër është rrezikuar. Kështu që masat e sigurisë brenda Spitalit janë strikte. Duhet mbajtur distanca 1.5 metra mes personave.
Më rëndë e ka goditur Bankën Kantonale Urner (UKB). Dhëndri dhe disa mysafirë në dasëm janë të punësuar në bankë. Në total 19 punëtorë të bankës janë në karantinë. Por zëdhënësja Claudia Zimmermann mbetet e qetë: “Bëhet fjalë për një masë preventive. Personat e prekur janë udhëzuar nga mjeku i kantonit”.
Po parashihet që punonjësit e bankës t’i kthehen punës më 6 tetor. Që nga atëherë një pjesë të madhe të punës ata mund ta kryejnë nga shtëpia.
Sipas Adrian Zurfluh, përgjegjës për Kantonin Uri, janë aktualisht dy raste pozitive me koronavirus.
“Dy pacientët gjenden aktualisht në shtëpi në izolim”, thotë Zurfluh.
Punonjësi i Spitalit të hënën ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai duhet të qëndrojë në izolim për 14 ditë.