Lëmsh

Kafeneja e parë saudite hap dyert edhe për… qentë!

Kafeneja e parë saudite hap dyert edhe për… qentë!

Pronarët e qenve në Arabinë Saudite mund të shijojnë tani një filxhan kafe përkrah qenit të tyre që prej hapjes së një lokali që lejon qentë, i pari në mbretërinë ultrakonservatore.

Bar-kafeja “Barking Lot”, që hapi portat në qershor në qytetin bregdetar të Hobarit, është kënaqësia e adhuruesve të kafshëve në një vend ku pak vende në natyrë janë të aksesueshme për qentë.