Kuriozitet

Misioni i radhës në Venerë ndoshta… privat?

A do të mundet një kompani e vogël raketash ta kalojë NASA-n dhe Evropën, duke eksploruar Venerën brenda tre vitesh?

Kjo është shpresa e Peter Beck, kreu i një kompanie të vogël amerikane “Rocket Lab”, i cili dëshiron të nisë sondën e tij me kosto të ulët në vitin 2023.

“Një mision drejt Venerës duhet të kushtojë rreth 30 milionë dollarë”, tha Beck nga Oklandi, Zelanda e Re, në bregdetin e së cilës “Rocket Lab” ka instaluar sistemin e tij të nisjes, larg gjithçkaje dhe me qasje drejt qiellit të lirë nga i gjithë trafiku ajror.

“Në Venus, ne po kërkojmë gjurmë të jetës aktuale”, theksoi ai.

Venusi, një planet skëterrë dhe toksik, është neglizhuar kryesisht që nga vitet 1980 nga agjencitë hapësinore, në favor të planetëve më të largët në sistemin diellor, përfshirë Marsin, ku janë dërguar me dhjetëra sonda dhe robotë, me shpresën e zbulimit të gjurmëve të para të jetës së kaluar.

Zbulimi i befasishëm i një molekule të quajtur fosfinë në retë e Venusit, falë radioteleskopëve në Tokë, ndezi një valë entuziazmi më 14 shtator midis astronomëve dhe astrobiologëve, që mbrojnë me vite hipotezën se mikrobet jetojnë edhe sot në retë e planetit.