Lëmsh

Mbetjet e përpunimit të ullirit, mundësi energjie me kosto të ulët

Mbetjet e përpunimit të ullirit, mundësi energjie me kosto të ulët

Tiranë, 24 shtator - Përdorimi i mbetjeve organike nga vaji i ullirit dhe industri të tjera mund të jetë transformues për furnizimin me energji të sipërmarrjeve të vogla, duke sjellë përfitime ekonomike.

PNUD tha sot se “vendosja e teknologjive bio-energjetike në vend të kaldajave me karburant, që përdorin sot bizneset bujqësore kryesisht ato të serave do të çojë në ulje të ndjeshme të emisioneve të gazrave serë dhe do të ndihmojë Shqipërinë në transformimin e saj drejt zhvillimit të ulët të karbonit”.