Kuriozitet

Humb sërfin në Havai, e gjen në...Filipine!

Hawai, 23 shtator – Kur Doug Falter humbi sërfin e tij në Havai, në 2018, ai kishte menduar se do ta merret ndonjë peshkatar vendas, por kurrë nuk e imagjinonte që do të gjendej më shumë se 8 000 kilometra larg, në Filipine, vite më pas.

Ndodhi që pas më shumë se dy vjetësh pa sërfin e tij blu, i zhdukur në valët e mëdha të gjirit Waimea, Falter u lajmërua përmes medias sociale se sërfi ishte gjetur në ishullin Sarangani, në Filipine, transmeton ATSH raportimet.

Pronarja e re, një mësuese e shkollës fillore dhe sërfistja aspirante Giovanne Branzuela theksoi ”se ishte e lumtur që do ia kthente atij sërfin”.

“Tani për tani, po e përdor unë dhe po kujdesem për të. Së shpejti do e nis atë për tek i zoti”, u shpreh Branzuela/ANSA.