Kuriozitet

Eshtrat e dinozaurit ofrohen në ankand për tetë milionë dollarë

Ai peshonte së paku shtatë tonë dhe kishte sytë e përmasës së topave të bejsbollit. Kafshimi i tij do ta shkatërronte edhe veturën. Ai ka shenja nga betejat e ashpëra parahistorike.

E gjithë kjo mund të jetë e juaja për tetë milionë dollarë.

Legjenda e tiranozaurit me nofkën Stan, po e merr një jetë të freskët fal Christie’s. Shtëpia e ankandeve ka shfaqur eshtrat e tij të mërkurën në galerinë në “Manhattan”, për t’i bërë një reklamë para shitjes në ankand, shkruan agjencia AP.

“Ai është rreth 11.2 metra i gjatë dhe është një nga makinat me të frikshme vrasëse që ka jetuar në tokë”, ka thënë James Hyslop, kreu i shtëpisë së ankandeve, i departamentit shkencor dhe të natyrës të kësaj shtëpie.

Rreth 67 milionë vjet pasi Stan u end dhe bëri gjithë ato vrasje, mbetjet e tij janë zbuluar në vitin 1987 nga paleontologu Stan Sacrison, në një vend gjeologjik i njohur si Cretaceous Badlands.

Skeleti do të mbetet i shfaqur deri më 21 tetor. Ndërsa ankandi pritet të fillojë më 6 tetor.