Lëmsh

22-vjeçarja sllovene kishte prerë dorën me sharrë për 1 milion euro dëmshpërblim, zbulohet se mashtroi

Një sllovene 22-vjeçare, e kishte prerë dorën e saj me sharrë vetëm për të fituar 1 milion euro si dëmshpërblim. Kjo ndodhi në 2019-n.

Një gjykatë në Ljubljanë, zbuloi se Julia Adlesic dhe i dashuri i saj, kishin mashtruar dhe kishin bërë qëllimshëm këtë veprim, duke fituar para nga 5 kompani sigurimesh. Ajo tash do të përballet me dy vjet burgim për mashtrim, ndonëse nuk e ka pranuar fajin.