Në këtë moment, ekziston një hapësirë e gjerë në botë pa shenja të koronavirusit, ku njerëzit shoqërohen pa maska dhe shohim përhapjen e virusit në botë prej nga mijëra milje larg.
Kjo botë është Antarktida, kontinenti i vetëm ku nuk ka prezencë të COVID-19. Tani, rreth 1,000 shkencëtarë dhe njerëz të tjerë të cilët dimëruan mbi akull, po e shohin diellin për herë të parë në javë apo muaj, teksa duan të sigurohen se kolegët që do të vijnë të mos e çojnë virusin atje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRob Taylor nga stacioni i Studimeve Rothera ka thënë se jetesa në Antarktidë është “flluska jonë e sigurt”, shkruan AP.
Para shfaqjes së koronavirusit, izolimi për kohë të gjata, tendosja ishin norma për ekipet në Antarktidë, derisa pjesa tjetër e botës e shihnin jetën si magjepsëse.
Për t’i ikur infektimit, këtë herë SHBA-ja do të dërgojë vetëm 1/3 e stafit që dërgon zakonisht, edhe pse studimet do të ndikohen.