Kuriozitet

Presidenti i KE-së për shkak të COVID-19 anulon dasmën në moment të fundit

Descriptive Text

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka shtyrë dasmën e tij, e cila duhej të zhvillohej në Francë këtë fundjavë, për shkak të Covid-19.

Zëdhënësi i tij konfirmoi vonesën, lajm të cilin e raportoi gazeta belge Le Soir.

Michel dhe partnerja e tij Amélie Derbaudrenghien, të cilët kanë dy fëmijë, duhej të martoheshin të Shtunën në Montmeyan, një fshat në juglindje të Francës.

Sidoqoftë, ai rajon është klasifikuar si "zonë portokalli" nga Departamenti i Punëve të Jashtme të Belgjikës, që do të thotë se ish-kryeministri do të duhej të karantinonte veten kur të kthehej në Belgjikë.