Kuriozitet

Argjendari izraelit punon maskë prej ari dhe diamanti me vlerë 1.5 milionë dollarë

Një kompani argjendarie në Izrael po punon maskën më të shtrenjtë në botë, një mbulesë për fytyrë nga ari dhe diamantet në vlerë prej 1.5 milionë dollarë.

Maska prej arit të bardhë 18 karatësh do të dekorohet me 3,600 diamante të bardhë dhe të zi dhe do të pajiset me top filterë N99, sipas kërkesës së blerësit, ka thënë argjendari Isaac Levy.

Levy tha se blerësi kishte edhe dy kërkesa të tjera: që të përfundohej deri në fund të vitit dhe që të ishte maska më e shtrenjtë në botë.

“Kërkesa e fundit ishte më e lehta për ta përmbushur”, tha ai.

Ai nuk pranoi të tregonte se kush ishte blerësi, por se konfirmoi se ishte një biznesmen kinez që jeton në ShBA.

Maska 270 gramëshe, afër 100 herë më e rëndë se maska e zakonshme, nuk do të jetë e përshtatshme për tu vënë në baza ditore.

Një maskë e tillë për dikë mund të duket keq, në kohën kur miliona njerëz në botë janë papunë dhe po vuajnë ekonomikisht. Levy tha se përderisa nuk mund ta mbajë vetë, ishte falënderues për mundësinë që i ishte dhënë.

“Jam i lumtur që kjo maskë na ka dhënë mjaft punë që punëtorët tanë të jenë në gjendje të mbajnë punët e tyre në këtë kohë sfiduese”, tha ai, raporton AP.