Lëmsh

Në mes të verës, borë në Itali

Në mes të verës, borë në Itali

Italianët janë befasuar në pikun e verës. Vala e motit të keq që ka mbizotëruar në Lombardi gjatë ditëve të fundit, ka bërë të ndikojnë edhe në rajonin e Pass Stelvios, në kufirin midis Lombardisë dhe Tirolit të Jugut.

Dhe kështu, në muajin gusht, dëborë ka rënë në Alpet italiane, shkruan sot Shqip. Që nga mbrëmja e djeshme, e hënë 3 gusht, ‘flokët’ e dëborës kanë zbardhur rrugët dhe gjithashtu tarracën e hotelit Pirovano, i cili gjendet në lartësinë mbidetare rreth 3000 metra.