Lëmsh

Balona që do të na tregojë si formohen yjet dhe planetët

Balona që do të na tregojë si formohen yjet dhe planetët

NASA po planifikon të dërgojë një balonë me përmasat e një fushe futbolli në stratosferë, për të mësuar se si formohen yjet dhe planetët. Balona do të niset nga Antarktida në dhjetor 2023, si pjesë e misionit “ASTHROS” të agjencisë.

Instrumentet me të cilat do të jetë e pajisur balona, përfshirë edhe një teleskop me rreze infra të kuqe, do të përqendrohen në zonën e formimit të yjeve në Rrugën e Qumështit dhe galaksitë e tjera. Kërkuesit synojnë që të studiojnë një proces që është quajtur “informacion yjor”, sipas të cilit do të mblidhet informacioni kryesor për formimin e yjeve përgjatë historisë së universit, thuhet në shkrimin që e transmeton A2CNN.